Lokale - eSIMy

Reshjet e borës kanë zbardhur Dobërdolin fshatin që e ndan vijën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke sjellë pamje të pazakonta për muajin korrik.

Dobërdoli, i njohur si një vendbanim alpin në zonën kufitare me Malin e Zi dhe një ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë verës, është mbuluar nga bora pas rënies së ndjeshme të temperaturave.

Pamjet e publikuara nga kjo zonë tregojnë peizazhe dimërore në mes të verës, një fenomen i rrallë për këtë periudhë të vitit.