Lokale - eSIMy
Historiani nga Podujeva, Avdi Gjata, ka bërë të ditur në një debat televiziv në Televizioni Dukagjini se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e presidentit të vendit, nëse partitë politike arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së kreut të shtetit.
“Po ju them para qytetarëve, para mediave dhe para televizionit tuaj se, nëse të gjitha partitë politike që kanë marrë votat e qytetarëve janë të interesuara ta zgjidhin problemin e presidentit dhe të formohen institucionet e Kosovës, unë jam i gatshëm t’i marr detyrat e presidentit”, ka deklaruar Gjata.
Ai ka shtuar se, në rast të zgjedhjes në këtë post, institucioni i Presidencës do të funksiononte sipas tij në mënyrën e duhur.
“Nëse unë do të jem president, çdo gjë që i përket Presidencës do të funksionojë ashtu siç duhet”, ka thënë Gjata.