Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi në rrugën “Hasan Ramadani” në Podujevë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 21 korrik 2026, rreth orës 08:15, kur gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.


![Burri e pështyu në rrugë – shikoni reagimin e kryeministrit hungarez [VIDEO]](https://www.llapi.info/wp-content/uploads/2026/07/752488581_990091174019316_257793734449376411_n-218x150.jpg)



