Edhe një person nga Suhareka ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Automjeti drejtohej nga B.U., 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë. Si pasojë e vetaksidentit, ai pësoi lëndime të rënda trupore.
Kosova së fundmi është përballur me një numër të madh aksidentesh me fatalitet.
Ky rast vetëm sa e rrit numrin e të vdekurve nga aksidentet në komunikacion.
Vetëm brenda pak ditësh, shtatë shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në aksidente të rënda komunikacioni.

![“Ja, ja! Shancë s’ka” – pronari ngujohet në shtëpi në Rrugën A, kundërshton rrënimin [VIDEO]](https://www.llapi.info/wp-content/uploads/2026/07/23-218x150.png)




