Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se Ekipi i Kërkim-Shpëtimit ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës.
Sipas njoftimit, pas pranimit të informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë ekipin për operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Batllavës.
Pas ndërhyrjes që zgjati deri në orët e vona, ekipi arriti të lokalizojë dhe të nxjerrë trupin e pajetë të personit me inicialet A.A.
Trupi i pajetë më pas iu dorëzua autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme.

![“Ja, ja! Shancë s’ka” – pronari ngujohet në shtëpi në Rrugën A, kundërshton rrënimin [VIDEO]](https://www.llapi.info/wp-content/uploads/2026/07/23-218x150.png)




