Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për ngacmim seksual, pasi rasti është raportuar nga viktima në polici.
Sipas njoftimit zyrtar, më 16 korrik 2026 një grua ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një burrë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 1 korrik 2026 rreth orës 08:00 në Podujevë.
Policia ka bërë të ditur se pas raportimit janë intervistuar të dy palët e përfshira në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.






