Lokale - eSIMy

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e rrymës gjatë ditës së hënë.

Nga ora 10:00 deri në ora 15:30, disa vende të rajonit të Prishtinës, do të kenë mungesë të energjisë elektrike, për shkak të punimeve në siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

 

1.

 

Nga TS 35/10[kV] Koliqi do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Koliqi (kodi: 14016002) prej orës 10:00 deri 15:30.

Vendet: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron – pastrim traseje.

 

Punime nga pala e tretë

 

Nga TS 110/35/10[kV] Fushë Kosova 1 do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Bresje (kodi: 15100004) prej orës 08:00 deri 08:15 dhe prej orës 15:45 deri 16:00.

Vendet: Banesat Bresje Fushë Kosovë, Tregu, Ambulanta Bresje, Bogujevci, Alumili, Kisha Bresje, Apollonija, Bedri Pejani Indigo SH.P., Uglar.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.

 

Në TS 110/35/10[kV] Fushë Kosova 1

Nga dalja 10[kV] Bresje prej orës 08:00 deri 16:00 do të ndërpritet:

NS 10/0.4[kV] Uglar V (kodi: 15100004047)

Vendet: Uglar.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.

 

Nga TS 220/10[kV] Drenasi do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Zabeli i Ulët (kodi: 16100005) nga ora 09:00 deri 15:00.

Vendet: Zabel i Ulët, Komoran, Hib Petrol Llapushnik, Haxha, Hajdini Palace.

Arsyeja: Energjizimi i TS të ri, sipas PEE-së.