Për herë të parë, Institucioni Parashkollor “Armela” në Podujevë do të vazhdojë ofrimin e shërbimit të kujdestarisë edhe gjatë sezonit veror, në periudhën kur kopshti zakonisht mbyllet për pushime.
Vendimi është marrë pas kërkesave të prindërve, veçanërisht atyre që edhe gjatë muajve të verës janë në marrëdhënie pune dhe kanë nevojë për një hapësirë të sigurt për përkujdesjen e fëmijëve të tyre.
Kopshti do të funksionojë me orar të rregullt, nga ora 07:00 deri në ora 17:00, duke ofruar kushte të përshtatshme dhe një mjedis të sigurt e cilësor për fëmijët edhe gjatë verës.
Drejtoresha e IP “Armela”, Afërditë Salihu, ka bërë të ditur se ky shërbim synon t’u dalë në ndihmë familjeve dhe të sigurojë vazhdimësinë e përkujdesjes për fëmijët.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar prindër,
Për herë të parë, IP “Armela” në Podujevë do të ofrojë kujdestari edhe gjatë sezonit veror, në periudhën kur kopshti zakonisht është i mbyllur për pushime.
Ky vendim është marrë duke marrë parasysh kërkesat e prindërve, veçanërisht të atyre që edhe gjatë verës janë në marrëdhënie pune dhe kanë nevojë për një vend të sigurt ku të sistemojnë fëmijët e tyre.
Prandaj, IP “Armela” do të jetë i hapur me shërbim kujdestarie edhe gjatë sezonit veror, me orar të rregullt pune, nga ora 07:00 deri në ora 17:00, ashtu si gjatë gjithë vitit.
Jemi të përkushtuar që edhe gjatë muajve të verës të vazhdojmë të ofrojmë një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe cilësor për fëmijët tuaj.
Ju falënderojmë për besimin!
Drejtoresha e IP “Armela”
Afërditë Salihu






