Lokale - eSIMy

Thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Mbledhja thirret pas rasteve të fundit që ndodhën në Komunën tonë, për të analizuar gjendjen e sigurisë, informimit nga institucionet kompetente dhe koordinimit të veprimeve të mëtejme.

Mbledhja mbahet sot (e premte – 03.07.2026) në objektin e ri të Komunës, kati përdhesë, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, duke filluar nga ora 10:00.

03.07.2026, Podujevë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim