Lokale - eSIMy

Katër të plagosurit në ngjarjen e rëndë sot në Podujevë po trajtohen në QKUK. Njëri nga ta ka qenë kalimtar i rastit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Argjend Islami u plagos ngase ndodhej rastësisht duke kaluar në sheshin e Podujevës në momentin e krimit.

Njëri nga të plagosurit është shtetas gjerman.

Fidaim Zejnullahu i lindur në vitin 1990 ka nënshtetësi të Gjermanisë.

Të plagosur kanë mbetur edhe Agim Xhemajli dhe Fatlum Zejnullahu.