Asambleistja Luljeta Mucolli – Azemi, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit Komunal të Podujevës, ka ngritur një shqetësim për rritjen e numrit të fëmijëve me devijime kurrizore.
Ajo ka kërkuar që të angazhohen të gjithë dhe ta luftojnë këtë dukuri, që sipas saj, është në rritje tek fëmijët tanë.
Shkrimi i plotë:
Sot në Kuvendin Komunal të Podujevës pata rastin të diskutoj për një shqetësim shumë të rëndësishëm lidhur me rritjen e numrit të fëmijëve me devijime të shtyllës kurrizore. Shëndeti i fëmijëve tanë duhet të jetë prioritet, prandaj nevojiten më shumë masa parandaluese, kontrollë të hershme dhe ndërgjegjësim për këtë problem.
Rinia është e ardhmja jonë, e ardhmja e këtij vendi dhe e këtij shteti.
Për këtë arsye, e kemi obligim të angazhohemi dhe ta luftojmë këtë dukuri.






