Lokale - eSIMy

Abdurrahman Hasani, një qytetar nga Podujeva, ka bërë një dedikim publik për një rast të tij personal.

Ai ka falenderuar ekipin e Emergjencës së Podujevës, për profesionalizmin e treguar ndaj tij.

Sipas Hasanit, ata u bënë shkaktarë që t’i shpëtohet jeta në një moment kritik për të.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Me shumë mirënjohje dua t’i falënderoj këtë super ekip, i cili më dha ndihmën e parë në një nga momentet më të vështira për mua dhe familjen time.

Falë profesionalizmit, përkushtimit dhe reagimit të shpejtë të tyre, mora kujdesin e nevojshëm dhe u dërgova për trajtim të mëtejshëm.

 

Respekt dhe mirënjohje të pafund për secilin prej jush, për kontributin e jashtëzakonshëm që jepni çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

 

Faleminderit nga zemra: Ardian Rexhepi, Arben Beqiri, Mensur Mulolli dhe të gjithë të tjerët që ishin pjesë e këtij misioni.

 

Mirënjohës ndaj jush gjithmonë. Zoti ju bekoftë!