Lokale - eSIMy

Janë mësuar detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë në vendin e punës që ndodhi paraditen e sotme në Prizren, ku një punëtor humbi jetën në mënyrë tragjike.

Sipas raportimeve të mediumit lokal RTV Malisheva, viktima dyshohet të jetë V.M., 24 vjeç, nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës.

Bazuar në informacionet paraprake, ngjarja ka ndodhur në një punishte ndërtimi, ku një pompë betoni është rrëzuar dhe e ka zënë punëtorin gjatë kryerjes së detyrës. Për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar, 24-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e emergjencës, Policia e Kosovës dhe organet përkatëse hetimore, të cilat kanë nisur ekzaminimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti fatal.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve, ndërsa rasti ka tronditur familjarët, kolegët dhe opinionin publik.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës.