Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë kishte ndodhur muajin e kaluar në Podujevë.

Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri.

“Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Me 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia  e tij i kanë vjedhur  një sasi stoli ari dhe argjendi  dhe  katër armë zjarri (dy pistoleta, një  pushkë gjuetie dhe  një armë gjysmë-automatike)  për të cilat kishte leje përkatëse”.

Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari  të cilat  i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante.