Sot do të zhvillohet ceremonia e varrimit për 43-vjeçarin Driton Isa Haliti, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë si pasojë e një aksidenti vetanak në fshatin Dollc të Klinës.
Sipas njoftimit të familjes, i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit, me fillim nga ora 17:00.
Haliti la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodheshin në veturë në momentin kur ndodhi aksidenti fatal.
Ndërkohë, nga QKUK është bërë e ditur se njëri prej fëmijëve vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim të vazhdueshëm mjekësor.







