Lokale - eSIMy

Një person i dyshuar për veprën penale “Dhunim” është arrestuar sot nga policia.

Arrestimi erdhi hetimeve të zhvilluara nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.

Sipas komunikatës për media të lëshuar nga organet e rendit, rasti ishte raportuar në stacionin policor në Podujevë në fillim të këtij muaji, ndërsa arrestimi u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe sigurimit të provave relevante nga organet kompetente të hetuesisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.