Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë në Tv klan u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu me shkrim.
I ndodhur në masa të rrepta sigurie, ish-kreu i UÇK flet për luftën në Kosovë, postet e tij drejtuese, si edhe për procesin gjyqësor.
“Në qershor 1999, lufta përfundoi. I takoi botës së shqiptarëve të mbijetuar. Sot “faji” im i vetëm është – pse jam gjallë. Nuk i takoj kategorisë së njerëzve që thonë se burgu është për burra, kjo shprehje më duket bezdisëse. Nuk jam altruist as asket. E kam bërë jetën, nuk jam fshehur prej saj. E kam ndjekur ritmin e maratonës. Rruga ime nuk ishte as fat e as rastësi, është qëllim që buron nga thellësia e botës sime, është e prekshme dhe transparente. Qysh herët e kisha vendosur gjithë qenien time në funksion” të idesë së lirisë”, deklaroi Thaçi.






