Lokale - eSIMy

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 02.05.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 35/10kV Mazgit – (H02) do të ndërpritet:
NS 35/10kV Besia me kod: 100130 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Prugovci-1 (te Villa Natyra), Verbovc, Lupqin e Poshtëm, Vranidollin, Tenezhdollin, kazermë FSK në Vranidoll, Barilevë, Lecët, te kanali Besi, Lebanë te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban, Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, betonjerka private Lebanë, Lluzhan, objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company, Prugovc Zuqollët, Besi Pompat dhe NTPM Tehnologie Mabetex Group Shpk – Rrustem Pacolli.
Arsyeja: Mirëmbajtje e nënstacionit.