Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku janë përfshirë rreth 10 persona.
Sipas burimeve në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë menjëherë Policia e Kosovës.
Sipas të njëjtave burime, situata është vënë nën kontroll nga policia, ndërsa rrethanat dhe motivet e përleshjes mbeten ende të panjohura.






