Lokale - eSIMy

Sofian Podvorica, 25 vjeçari llapjan, ndërroi jetë aksidentalisht para disa ditësh në Gjermani.

Familjarë, kolegë dhe shokë të 25 vjeçarit u mblodhën në vendin tragjik për ta kujtuar Sofianin.

I ndjeri njihej për urtësinë dhe bamirësinë.

Podvorica ishte nga fshati Dumosh i Podujevës dhe jetonte në Gjermani – afër qytetit të Frankfurtit.

Krahas kësaj familjarët njoftuan për vdekjen e tij edhe në rrjetet sociale.

””Allahut i përkasim dhe te Ai do të kthehemi”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë dje në mbrëmje morëm lajmin e trishtë për ndarjen tragjike nga jeta, në moshën 25-vjeçare, të nipit tonë të dashur, (djali i vëllaut tim) Sofian Nusret Podvorica, që vdiq në Gjermani në aksident trafiku. E lusim Allahun që Sofianin, Allahu ta ket marr në mëshirën e Tij dhe ta shpërblen me xhennetin më të lartë Firdeus! Amin. Pusho i qetë në parajs o shpirt i axhit!”, kanë shkruar familjarët në rrjetet sociale.