Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se nga pakujdesia ka rënë në kontakt me rrymën derisa ka qenë duke punuar në një servis në Prizren.
Bëhet fjalë për një 71-vjeçar.
I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë dhe jo stabile.
“Lëndime të rënda, edhe te ky është intervenuar në sallën operative nga ekipi i Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, gjendja ishte e rëndë dhe jo stabile, vazhdon trajtimin në MIQ”, konfirmoi drejtori i Emergjencës, Naser Syla.






