Lokale - eSIMy

Në Prishtinë ka ndodhur një deklarim i rremë.

Një qytetar ka raportuar në Polici për një aksident, megjithatë Policia pas verifikimit të kamerave, ka konstatuar se nuk kishte aksident.

Postimi:

Prishtinë, 14 Prill 2026 – Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, përmes verifikimit të kamerave të sigurisë dhe ndërmarrjes së veprimeve të tjera operative, kanë konstatuar se nuk kishte ndodhur asnjë aksident trafiku dhe se rasti ishte raportuar në mënyrë të rreme.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Deklarim i rremë”.