Screenshot
Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani, pasi dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një banese, duke ngritur dyshime për një tragjedi familjare.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Mecklenburg-Vorpommern, ku një nënë dhe vajza e saj 8-vjeçare janë gjetur të pajeta në një apartament. Sipas raportimeve, trupat janë zbuluar nga ekipet emergjente pasi familjarët kishin raportuar mungesën e tyre për disa ditë.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për një rast tragjik ku nëna fillimisht ka vrarë vajzën dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Policia ka bërë të ditur se nuk ka indikacione për përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë rast.

Sipas burimeve zyrtare, gruaja kishte qenë e zhdukur për disa ditë para se të zbulohej rasti, çka shtyu familjarët të kërkonin ndihmë nga autoritetet. Zona përreth banesës është izoluar për hetime të mëtejshme, ndërsa ekspertët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal, ndërsa motivet që çuan në këtë akt të rëndë mbeten ende të paqarta. Hetimet po vazhdojnë.