Florin Krasniqi ka njoftuar se tash do të jet pjesë e Partisë Socialdemokrate dhe shtuar se do të jetë aktivisht i përfshirë në politikën vendore.
Kështu tha ai në “Debat Plus”, kur u pyet nga autori i emisionit Ermail Panduri, “pra i bashkoheni PSD-së.”
“Tash jam pjesë e lojës, brenda në fushë, dhe tash e shohin qysh bëhet loja. Me prezencën e Socialdemokratëve, do të ndërrohet loja, dhe jo veç me PSD-në. Të gjithë që besojnë përnjëmend,” tha Krasniqi.






