Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Gjakovë, ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, në një incident që dyshohet të ketë qenë i përsëritur ndër vite.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku i dyshuari B. R. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij N.R., duke e goditur me grushte në trup dhe në dorë.
Sipas deklarimit të viktimës, dhuna kishte ndodhur edhe më herët për arsye të parëndësishme, por nuk ishte raportuar asnjëherë.
Edhe pse nuk ka pasur lëndime të dukshme, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe po ashtu ka refuzuar strehimin, duke u larguar nga banesa dhe duke u strehuar te familjarët.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, ai është ndaluar për 48 orë.
Rasti është në hetim.






