Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë ka goditur dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit, këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca, e cila po u jep ndihmën e parë të lënduarve.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.







