Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash, para objektit të Kanal 10.
Sipas dëshmitarëve okularë, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Banorët bëjnë të ditur se drejtuesi i motoçikletës, ashtu edhe ai i veturës janë nga fshati Shkabaj dhe janë të moshës rreth 18 deri në 20 vjeç.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe emergjencës. Të lënduarit janë marrë nga ambulanca dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia vazhdon të qëndrojë në vendngjarje, ku po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit dhe mbledhjen e informacioneve shtesë.









