Katër astronautë të NASA-s pritet të përmbyllin sonte një nga misionet më të rëndësishme të viteve të fundit, duke u rikthyer në Tokë pas një udhëtimi historik rreth Hënës. Ky rikthim shënon një hap të madh drejt rikthimit të njerëzimit në sipërfaqen hënore dhe misioneve të ardhshme në hapësirë.
Misioni i njohur si Artemis II ka zgjatur rreth 10 ditë dhe ka dërguar ekuipazhin më larg se çdo njeri tjetër në dekadat e fundit. Astronautët kanë testuar sistemet e anijes “Orion” dhe kanë kryer vëzhgime të rëndësishme shkencore gjatë orbitimit të Hënës.
Sipas planifikimeve, kapsula pritet të hyjë në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 25 mijë milje në orë, duke përballuar temperatura ekstreme dhe një fazë të shkurtër pa komunikim. Ulja do të realizohet në Oqeanin Paqësor, ku astronautët do të rikuperohen nga ekipet e shpëtimit.
NASA ka bërë të ditur se i gjithë procesi do të transmetohet drejtpërdrejt, duke filluar nga faza e rikthimit deri te ulja në ujë. Transmetimi live mund të ndiqet në linkun më poshtë në ora 00:30:






