Lokale - eSIMy

Zyrtarët policorë të stacionit të Zveçanit kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët më datën 07.04.2026, kanë kryer një vjedhje në fshatin Rudare i Vogël të Zveçanit, ku të dyshuarit kishin vjedhur dy pajisje bujqësore në vlerë 1400 euro.

Pas marrjes së disa veprimeve hetimore operative, njësia e hetimeve e stacionit policor- Zveçan kanë arritur të arrestonin personat e dyshuar:

• F.S., i lindur në vitin 1988

• B.K., i lindur në vitin 1987. Pas intervistimit dhe ballafaqimit me faktet të dyshuarit e kanë pranuar se e kishin kryer veprën në fjalë. Pajisjet bujqësore janë gjetur dhe ato i janë kthyer ankuesit.

Lidhur me të gjitha veprimet është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të zbatojë ligjin pa përjashtim.