Screenshot
Lokale - eSIMy

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin shëndetësor dhe qytetarët, pasi ka ndërruar jetë infermierja e njohur Drita Krasniqi, e cila së fundmi ishte pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar.

E ndjera kishte shërbyer për plot 45 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku pjesën më të madhe të punës së saj e kishte zhvilluar në Repartin e Kirurgjisë. Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo ishte dalluar për profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm ndaj pacientëve.

Kolegët e saj e kujtojnë si një punëtore të palodhshme dhe një njeri me vlera të larta njerëzore, e cila la gjurmë të pashlyeshme në institucionin ku kontribuoi për dekada të tëra.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit, ndërsa familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Në këto momente të vështira, shprehen ngushëllime të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të.

Screenshot