86 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar që rezoluta për mbrojtjen e viktimave të luftës dhe kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashit e propozuar nga PDK-ja, të vendoset si pikë e parë të rendit të ditës, pas pyetjeve parlamentare.
Pas një konsulte me shefat e grupeve parlamentare me kryetaren e Kuvendit, deputetët që ishin të angazhuar të punojnë në harmonizimin e tekstit janë larguar nga salla për t’i vazhduar punimet në tekstin e rezolutës.
Rezoluta për çmimet e propozuar nga LDK-ja, nga pika e nëntë u zhvendos në pikën e gjashtë.
Rendi i ditës u vota me 91 vota për.






