Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me motor në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima është shtetas i huaj.
Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Njoftimi i plotë:
Prizren 09.04.2026. Raportohet se si pasojë e rrokullisjes së motorit viktima mashkull shtetas I huaj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse, ndersa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.






