Lokale - eSIMy

Një person është ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi rezultonte në “Stop listë” për shkak të një gjobe të papaguar.

Bëhet fjalë për Y. A rreth 32 vjeç nga Lagjja Marigona, i cili është ndaluar më 8 prill 2026, rreth orës 23:30.

Raportohet se ai nuk kishte paguar një gjobë prej 500 euro, për çka Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur që dënimi të zëvendësohet me 25 ditë burgim.