Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e djeshme janë arrestuar katër persona, në raste të ndara, të cilit kanë qenë të kërkuar me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
Të kërkuarit, janë arrestuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, dhe në Merdarë..
Në raportin e saj, policia shton edhe se tre të arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa një tjetër, është dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Uglarë, Fushë Kosovë 03.04.2026 – 15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
Rr. Toni Bler, Prishtinë 03.04.2026 – 18:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
Rr. Carraleva, Prishtinë 03.04.2026 – 18:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
SPK-Merdare 03.04.2026 – 20:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.






