Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Letanc të Komunës së Podujevës.
Një veturë ka goditur rëndë një grua dhe shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Banorët i kanë thënë portalit PodujevaSot se gruaja ka pësuar lëndime të rënda.
Policia dhe Autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.







