Lokale - eSIMy

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në zyre ministrin Rasim Demiri.

Me të ai ka folur për projektet që janë realizuar dhe do të realizohen në Podujevë.

Shkrimi i plotë:

Sot e kam pritur në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, të cilin e urova për marrjen e detyrës së Ministrit dhe i dëshirova punë të mbarë e suksese në punët që e presin.

Me Ministrin Demiri diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi si Komunë me këtë Ministri në realizimin e projekteve me bashkëfinancim, siç është Stacioni i Autobusëve në vlerë prej 1.3 milionë euro.

Pas takimit, bashkë me Ministrin Demiri, ishim për vizitë në Stacionin e Autobusëve dhe po ashtu pamë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në Tregun e Gjelbër, që gjithashtu realizohet në bashkëfinancim më MZHR-në.

Ministrin Demiri e falënderova për vizitën dhe u zotuam që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe më tutje në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve tanë.