Lokale - eSIMy

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin lidhur me dekretin e Presidentes aktuale Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Kushtetuesja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryeministrit Albin Kurti, duke e konsideruar dekretin pa ndonjë efekt juridik.

Bazuar në vendim, deputetëve i jepet edhe një afat shtesë prej 34 ditësh për ta zgjedhur Presidentin e ri, njofton Klankosova.tv.

Çka ndodh nëse nuk zgjedhet Presidenti as pas këtij afati?

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, thotë se nëse kjo nuk ndodh brenda këtij afati, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.