Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me drejtoreshën për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla, pritën në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës në Aeroportin e Dumoshit, aktualisht në shfrytëzim nga FSK.
Ekipi i FSK-së në takim përbëhej nga: Kolonel Agron Berisha, Këshilltar Ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes; Nënkolonel Driton Zabeli, Shef i Sektorit të Infrastrukturës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së; Rrahman Gjoka, Inxhinier i Infrastrukturës së FSK-së; Abdullah Haziri, Këshilltar Politik i Ministrit të Mbrojtjes.
Gjatë takimit u diskutuan projektet konkrete për përmirësimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të aeroportit, si dhe mundësitë e koordinimit ndërinstitucional për realizimin e tyre.
Pas diskutimeve në zyrë, nënkryetari Restelica dhe ekipi vizituan hapësirën e aeroportit për të parë nga afër gjendjen dhe mundësitë për zhvillim.








