Lokale - eSIMy

Gjatë muajit të Ramazanit, Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka ndihmuar familjet në nevojë me pako ushqimore të siguruara nga donatorë të ndryshëm.

Në total, pako ushqimore kanë përfituar 806 familje. Përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të gjendjes sociale, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, me qëllim që ndihma të arrijë tek ata që kanë më së shumti nevojë.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lirie Hoti, ka falënderuar të gjithë donatorët për mbështetjen dhe kontributin e tyre, duke theksuar se falë tyre, shumë familje e kanë përballuar më lehtë këtë periudhë.