Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar me pikëllim ndarjen nga jeta të avokatit Muharrem Hoti, i cili vdiq më 22 mars 2026 në moshën 74-vjeçare.
Hoti u vlerësua si profesionist i përkushtuar dhe shembull i integritetit në drejtësi, ndërsa kontributi i tij në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve do të kujtohet me respekt nga komuniteti juridik.







