Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, njofton policia.
Ahmeti tha se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, e që si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.
“Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në njoftimin e policisë






