Lokale - eSIMy

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Lipjan.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Nga policia po ashtu është njoftuar edhe se, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

‘’Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan -Prishtinë

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri  automjete . Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar .

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal’’, thuhet në njoftimin e PK’së.