Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti është arrestuar sot në Prishtinë.
Gjesti dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Rastin e ka konfirmuar policia. Zëdhënësi, Enis Pllana tha tutje se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
”Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha policia






