Screenshot
Lokale - eSIMy

Janë publikuar pamjet e sulmit fizik ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli nga reperi Gramoz Krasniqi, i njohur si “Mossi” bashkë me disa shokë të tij.

Në pamjet e postuara nga Dukagjini, shihet momenti teksa gazetari Pacollin e shtrijnë për tokë dhe e sulmojnë me shqelma.

“Mossi” bashkë me dy persona të tjerë janë arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës.

VIDEO

Përmes një komunikate për media, prokuroria ka treguar se të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

“Njëri nga të dyshuarit është edhe reperi i njohur me nofkë ‘’Mossi’’, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprës penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, sipas nenit 269 të KPRK-së, si dhe veprës penale ‘’Kanosje’’, sipas nenit 181 të KPRK-së. Të dyshuarit janë ndaluar lidhur me një rast të sulmit fizik të dyshuar ndaj gazetarit Burim Pacolli”, është thënë në komunikatën e Prokuroria.

Më tej, prokuroria ka treguar se shumë shpejt do të shtrojë kërkesën për paraburgim.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në trajtimin me prioritet të rasteve që cenojnë sigurinë dhe integritetin e qytetarëve, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me kompetencat e saj”, është thënë në komunikatë.