Emri i Justina Pulës është lakuar sot në media se e njëjta është propozuar nga PDK-ja për presidente.
Rreth kësaj çështjeje, ka folur vetë Pula.
E kontaktuar nga Klan Kosova ajo tha se asnjë anëtar i PDK-së nuk e ka kontaktuar dhe nuk ka biseduar me të rreth postit të presidentit.
“Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka biseduar me mua për postin e presidentit prandaj nuk e di se pse po qarkullon ky emër kur nuk e kanë marrë miratimin tim”, tha Pula për Klan Kosova.
Ajo tha se ndjehet mirë në Akademi…, derisa theksoi se e ka gjetur veten në pozitën në të cilën aktualisht është.
“Jam shumë mirë në Akademi…, jam ekonomiste, merrem me hulumtime shkencore, jam mirë në këtë pozitë”, u shpreh Pula.






