Lokale - eSIMy

Aleanca VeriëAtlantike ka dënuar fuqishëm veprimin e Iranit për synimin e Turqisë me një raketë balistike, duke theksuar se qëndron fuqishëm me të gjithë aleatët e saj.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të NATOës rrëzuan raketën iraniane, e cila kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë teksa po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke. Nuk janë raportuar viktima apo të lënduar si pasojë e këtij incidenti.

Pas incidentit, Ministria turke tha se do të bisedojë me NATOën dhe aleatët e saj për zhvillimet e fundit.

Situata reflekton përshkallëzimin e tensioneve rajonale dhe rritjen e shqetësimeve për sigurinë e vendeve anëtare të NATOës./Zëri

  • Zgjerohet konflikti, Irani lëshon raketa balistike drejt Turqisë

Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe që po drejtohej drejt hapësirës ajrore të Turqisë, është rrëzuar.

Sistemet ajrore të mbrojtjes të NATO-s në Mesdheun lindor kanë rrëzuar raketën, e cila kaloi përmes hapësirës ajrore të Irakut dhe Sirisë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Zeri.info.

Nuk raportohet për viktima ose të lënduar.

“Ndërsa Turqia qëndron për stabilitet dhe paqe rajonale, ajo është plotësisht e aftë të mbrojë territorin dhe qytetarët e saj, pavarësisht burimit apo origjinës së çdo kërcënimi. Të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore do të merren vendosmërisht dhe pa hezitim. Ne ripërsërisim se e rezervojmë të drejtën për të reaguar ndaj çdo akti armiqësor të drejtuar kundër vendit tonë”.

“Ne bëjmë thirrje për të gjithë palët që të heqin dorë nga veprimet që mund të rrisin më tej përshkallëzimin e konfliktit në rajon. Turqia do të bisedojë me NATO-n dhe aleatët e saj pas këtij incidenti, sipas Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes. /