Lokale - eSIMy

Murat Jashari refuzon të bëhet president. Thotë se Familja Jashari iu takon gjithë shqiptarëve dhe se postin e presidentit do ta pranonte veç në ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, a ndonjë luftë civile ku kërkohet unitet e sakrificë, por jo në rrethana tjera.

“Më shumë se gjithçka, për mua si Murat, ka peshë emri i familjes Jashari, është barrë e madhe mbi supe. Unë nuk e kam as të drejtën morale, as profesionale, të fus emrin e familjes Jashari për kalkulime politike apo poste publike. Emri im, sa i përket kësaj çështjeje, është përmendur në vazhdimësi, sa herë ka qenë në pikëpyetje çështja e zgjedhjes së presidentit, gjithmonë është përmendur emri im. Ua kam sqaruar atyre që kanë kërkuar, protagonistëve politikë, se s’kam ambicie politike, gjeni emra të tjerë. Unë jam pjesë e familjes Jashari. Familja Jashari u takon të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë janë tanët, pa dallim bindjeve politike, besimeve apo ngjyrave”, ka thënë Jashari për Vox Kosova.