Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili ka inskenuar grabitje për të përvetësuar 1400 euro.

Fillimisht se policia sot rreth orës 12:00, është njoftuar për një rast grabitje të raportuar në fshatin Llazicë, Komuna e Malishevës, ku ankuesi Xh. K., mashkull, punëtor i një poste të shpejtë, kishte deklaruar se dy persona të dyshuar, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i kishin marrë një çantë me 1400 euro. Megjithatë, pas hetimeve, është konstatuar se rasti nuk kishte ndodhur dhe ishte inskenuar nga vet ankuesi me qëllim të përvetësimit të parave.

‘’ I dyshuari ka pranuar rastin dhe ka treguar vendin ku i kishte fshehur të hollat, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar. Mjetet financiare janë kthyer te pala përkatëse’’, ka thënë Policia.

Komunikata:

Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i dyshuari

Gjakovë, 20 shkurt 2026

Më datë 20.02.2026, rreth orës 12:00, jemi njoftuar për një rast grabitje të raportuar në fshatin Llazicë, Komuna e Malishevës. Ankuesi Xh. K., mashkull, punëtor i një poste të shpejtë, kishte deklaruar se dy persona të dyshuar, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i kishin marrë një çantë me 1400 euro.

Pas pranimit të informatës, njësitet relevante policore në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë dhe Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë reaguar menjëherë, duke ndërmarrë veprime intensive hetimore, përfshirë sigurimin e vendit të ngjarjes, mbledhjen dhe analizimin e provave, si dhe intervistimin e ankuesit. Si rezultat i punës profesionale, hetimeve të shpejta dhe analizës së gjithanshme të provave nga zyrtarët policorë, është arritur të konstatohet se rasti i raportuar nuk kishte ndodhur dhe ishte inskenuar nga vet ankuesi me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të mjeteve financiare. I dyshuari ka pranuar rastin dhe ka treguar vendin ku i kishte fshehur të hollat, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar. Mjetet financiare janë kthyer te pala përkatëse.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, dhe i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në trajtimin profesional të çdo rasti, duke dëshmuar gatishmëri dhe efikasitet në zbardhjen e shpejtë të rasteve dhe në vendosjen e rendit dhe ligjit.