Lokale - eSIMy

Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar edhe njëherë lidhur me incidentin që ndodhi mbrëmë në emisionin që udhëheq ai, mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt.

Fevziu, fillimisht deklaroi se, incidenti nuk kishte ‘’thelb të madh’’ porse, ndodhi.

‘’Incidenti ishte në rrethana krejtësisht të shmangshme, nuk ishte një incident që nuk mund të shmangej, ishte një incident që nuk kishte një thelb të madh në vetvete por që ndodhi’’, ka thënë Fevziu, përcjell Express.

Gazetari e cilësoi incidentin si ‘’banal’’, pasi që i njëjti ndodhi për shkak të politikës aktuale, ku Buzhala, siç ka thënë Fevziu, ka ‘’keqkuptuar një përdorim  një sinkroni të Albin Kurtit në 2015 në parlament’’, të cilin Fevziu e kishte përdorur gjatë emisionit, për të cilin, ka reaguar Albatros Rexhaj,

‘’Incidenti ishte banal sepse lindi në fakt për çështjen e politikës aktuale. Berat Buzhala keqkuptoi një përdorim të një sinkroni të Albin Kurtit në 2015 në parlament që unë kisha vendosur, Albatros Rexhaj i reagoi, midis tyre pati një tension, Berat Buzhala u ngrit nga karrigia bashkë me shishen e ujit, dhe u afrua drejt Albatros Rexhajt. Dua të sqaroj tre gjera, 1; Midis të dyve, pavarësisht pamjeve që duket, nuk pati prekje fizike, nuk pati ballafaqim fizik. Ju afrua Albatros Rexhajt, Albatrosi thjesht shmangu kokën’’, ka thënë ai.

Fevziu theksoi edhe se, edhe Buzhala por edhe Rexhaj, kërkuan falje menjëherë pas incidentit.

‘’Ishte një incident në të cilin, vetë Berat Buzhala kërkoi falje menjëherë pas incidentit. Kërkoj falje për sjelljen e tij, për reagimin e tij dhe tha nuk munda ta kontrolloj vetën.  Të njëjtën gjë bëri Albatros Rexhaj.  Njëkohësisht në pushim të dy, u çuan biseduan me njëri tjetrin, sqaruan problemet, dhe përdornin fjalë që unë nuk i njihja nga shqiptarët e Kosovës, tus trus një gjë të tillë dhe bilës po pyesja çfarë është. Madje kërkuan që të ishte edhe një video të publikohej në kohë reale, që të tregohej që gjithçka ka shkuar qetë në pushim, për të mos pasur shqetësim nga familjarët. E dyta; duhet të kesh parasysh se në emisione të tilla ka shpeshherë tension. Kur je në një studio nuk është kaq e thjeshtë’’, tha ai.

‘’reagimi i të dyve ishte absolutisht qytetar, pak sekonda mbas, Berati kërkoi falje për gjestin, kërkoi falje Akbatrosit, shikuesve, mua. Albatros Rexhaj, po ashtu tha që kjo nuk është një gjë e madhe, gjë që ndodh. Fakti që u takuan, i dhanë dorën njëri-tjetrit, që i kërkuan falje njëri-tjetrit, shumë më i rëndësishëm se sa fakti i një incidenti.  Gjesti i pajtimit të tyre më pas ishte më i rëndësishëm se gjithçka tjetër, dhe ishte gjesti që tregonte qytetarit’’, ka përfunduar Fevziu.