Policia e Kosovës ka njoftur se mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
-tri shtëpiza kompjuteri
dy monitorë
një skaner etj.
Personi i arrestuar F.M (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.






